Projekti do të përfshijë Techathon rinor dyditor të organizuar nga Platforma Youth Empowerment Platform Gostivar (YEP) me temën “Innovative Youth Entrepreneurship Idea”, e cila synon të ndihmojë të rinjtë e interesuar të zhvillojnë idetë e tyre kreative dhe biznes ide inovative në këtë fushë. Ngjarja është e dedikuar për sipërmarrësit e rinj potencialë të cilët përmes punës ekipore do të zhvillojnë zgjidhje të ndryshme inovative në fushën e biznesit dhe teknologjisë. Të gjithë pjesëmarrësit gjatë hakatonit do të marrin mbështetje nga 5 mentorë me përvojë, të cilët do t’i ndihmojnë ata gjatë procesit të zhvillimit të zgjidhjeve.
Hakatoni do të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor (e premte dhe e shtunë) në Qendrën Resurse Rinore iCan në Gostivar. Techathon do të fillojë në orën 10:00 të premten dhe do të përfundojë në orën 16:00 të shtunën, i cili parashikon 30 orë punë, me mundësi për largim dhe qëndrimi gjatë natës në shtëpi. Idetë do t’i prezantohen një jurie ekspertësh të përbërë nga tre profesionistë nga sektori i biznesit dhe TI-së, të cilët do të vendosin se cilat tri ide do të shpërblehen me mbështetje financiare për realizim.
Për tre idetë më të mira, janë parashikuar shpërblimet në vijim:
1500 euro për vendin e parë të fituar
1000 euro për vendin e dytë të fituar
500 euro për vendin e tretë të fituar.
Fituesit do të kenë gjithashtu mundësinë të marrin me qira një hapësirë në CoWork falas për një periudhë 3 mujore.
Kushtet, të drejtat dhe detyrimet për pjesëmarrësit
Kandidatët e interesuar nevojitet:
Të jenë të rinj të moshës 15 deri në 29 vjeç
Të jenë banorë të Gostivarit dhe rrethinës (thirrja është e hapur edhe për pjesëmarrës jashtë këtij rajoni, por akomodimi nuk ofrohet gjatë hakatonit)
Të kenë biznes ide të qëndrueshme dhe inovative
Njohja nga fusha e biznesit dhe teknologjisë do të konsiderohet si avantazh, por nuk është e detyrueshme
Pajisjet, ushqimet dhe pijet freskuese do të sigurohen për të gjithë pjesëmarrësit gjatë Techathon. Tre biznes idetë e shpërblyera do të kenë mentor, i cili do t’i ndihmojë ata të realizojnë idenë e tyre deri në mars 2022.
Mënyra e aplikimit
Kandidatët e interesuar duhet të regjistrohen në këtë lidhje dhe të plotësojnë aplikimin e tyre më së voni deri më 21 nëntor 2021.
Përgjigje për pyetjet më të shpeshta mund t’i gjeni këtu.
Nëse keni nevojë për informacion shtesë në lidhje me projektin ose thirrjen, mos ngurroni të kontaktoni [email protected] ose në 070 399 058.